I riu Xhino Koça, që i dha fund jetës në mënyrë tragjike, teksa u hodh nga dhoma e spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku ndodhej i shtruar me koronavirus, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 30. Lajmin e trishtë e jep e ëma e tij, stilistja e njohur, Lira Koça, e cila rrëqeth me mesazhin për të birin e ndjerë.

Mes të tjerash, ajo shkruan se çdo prag 5 marsi e gjithë familje bëhej gati për ditëlindjen e Xhinos, ndërsa “Këtë vit është ditëlindja e 30 e djalit tonë…30 pëllumba dhe 30 tollumbace të bardha do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”.

Ajo ka vendosur që këtë vit, në 30-vjetorin e Xhinos, pa të birin të festojë ndryshe, duke ftuar këdo që dëshiron të bëhet pjesë ditën e nesërme në orën 17:00 te sheshi përpara Sfinksit, në Durrës.

“Familjarë, të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sado pak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb