Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri, i cili u kap mat duke vjedhur në një lokal. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. N., me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje.

NJOFTIMI I POLICISE
U kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal, vihet në pranga 28-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe një çantë me një shumë parash, në një automjet, pasi ka thyer xhamin.

Sekuestrohen dorashka, 1 elektrik dore, produkte ushqimore dhe një shumë parash, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, si dhe automjeti që ai përdorte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Liqeni i Viroit”, duke vjedhur në një lokal, një shumë parash dhe produkte ushqimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur një çantë dore brenda së cilës kishte 5 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti që ky shtetas përdorte, 1 elektrik dore, dorashka, produkte ushqimore dhe një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb