Një shqiptar është arrestuar me një sasi të madhe droge në Taranto. Në valixhe ai fshehu një ngarkesë prej mbi 20 kilogramësh heroinë.

Mësohet se droga ishte e destinuar për “sheshet” e trafikut të drogës në Taranto. Oficerët e komandës provinciale, të udhëhequr nga koloneli Massimiliano Tibollo, kapën “korrierin” në zemër të rrethit në periferi të qytetit, jo shumë larg të ashtuquajturave “shtëpi të bardha”.

Shqiptari mbërriti në lagje me një taksi dhe doli prej aty me një valixhe. Pas kontrollit nga policia, rezultoi se në valixhe kishte heroinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb