Një shqiptar është arrestuar sot në Selanik të Greqisë, pasi u kap me 52 kg marijuanë. 37-vjeçari, u kap teksa transportonte me mjetin e tij 3 çanta që përmbanin 49 pako me 52 kg 34 gram marijuanë.

Po ashtu mësohet se droga kishte ardhur në linjën Shqipëri-Maqedoni-Greqi.

Ndër të tjera, shqiptarit iu sekuestruan edhe 3000 euro dhe 2 celulare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb