Basketbollistja amerikane, Brittney Grinner, është arrestuar në 17 shkurt të këtij viti për shkak se u kap me lëndë narkotike në aeroportin e Moskës, në momentin që po mundohej të largohej drejt Teksasit.

Dwnimi i saj është shtyrë së fundmi deri në 19 maj 2022 për shkak të luftës që po ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës. Gjithsesi, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë shtetasve amerikanë.

Shumë fansa e kanë treguar këtë me anë të postimeve në rrjeteve sociale, përfshirë këtu dhe ish-Zonja e Parë të shtetit dhe ish-kandidatja për Presidente, Hillary Clinton. Me anë të një postimi në Twitter, Clinton shkruan “Lironi Brittney”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb