Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua mesditën e së hënës në qytetin e Zakinthos nga efektivë të policisë së grupit DIAS, ndërsa ndaj tij është ngritur një kallëzim penal për trafik droge dhe shkelje të legjislacionit për armët e zjarrit.

Pas marrjes së informacioneve për trafikun e drogës, 30-vjeçari u arrestua gjatë një operacioni policor dhe gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u gjet një pako me 23.7 gramë heroinë, dy peshore precize, shuma prej 4795 euro, një pistoletë, një kuti fishekë metalikë dhe bombola gazi dhe dy celularë.

Sakaq, një hetim paraprak u krye për të nga Departamenti i Sigurisë së Zakynthos dhe i arrestuari u dërgua në Prokurorinë Penale të Zakynthos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb