TIRANE – Arrestimi i 45 vjeçarit italian në Tiranë i cili kërkohej nga drejtësia e shtetit fqinj për dhunë seksuale ndaj të miturve ka nxjerrë në dritë një të vertetë tronditëse. 45-vjeçari, Masimilliano Croce, i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë me 16 vite burg pasi ka abuzuar seksualisht me fëmijë të varfër e jetimë, të cilëve iu jepte mësim në Romë, dyshohet se ka abuzuar seksualisht edhe me 2 fëmijë shqiptare.

Burime nga policia thanë për ‘News 24’ se 45 vjeçari italian jetonte prej 2 vitesh në periferi të Tiranës ku bashkëjetonte me një grua e cila kishte 2 fëmijë, më i madhi 14 vjeç.  Pas prangosjes së Croces, policia ka marrë në pyetje gruan së bashku me 2 fëmijët. Në prani të psikologes të miturit kanë treguar se janë ngacmuar e abuzuar seksualisht nga 45 vjeçari. Ndërsa gruaja ka thënë se nuk ka qenë në djeni as për abuzimin me fëmijët e saj as për të shkuarën e errët të italianit. Ajo ka treguar për uniformat blu se ai sillej mirë me fëmijët dhe e ndihmonte financiarisht për të përballuar jetesën.

Momentalisht policia po kryen hetime të thelluara por nuk ka siguruar asnjë provë që të fajësojë gruan si bashkëpunëtore. Në lidhje me këtë rast janë ndërprerë procedurat e ekstradimit të 45 vjeçarit pasi ai do të hetohet për veprën penale të dhunës seksuale ndaj të miturve në Shqipëri. Masimilliano Croce në vitin 2017  është dënuar nga gjykata italiane me vendim të prerë me 16 vite burgim për veprën penalë “dhunë seksuale ndaj të miturve” . Croce kishte mundur t’iu shpëtonte prej katër vitesh autoriteteve italiane, ndërsa u prangos në periferi të kryeqyetit më 24 tetor pas një bashkëpunimi mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb