Një kontroll policor i rastësishëm lejoi autoritetet ne rendit në Zyrih që të zbulonin një hajdut bizhuterish me kombësi shqiptare teksa lëvizte me mjetin e tij.

Gjatë një kontrolli në zonën e Trüllikon në Zyrih, autoritetet përkatëse arrestuan një shtetas shqiptar dhe kontrolluan automjetin e tij.

Sipas raportimit të policisë zvicerane oficerët zbuluan në mjetin e tij një pistoletë të mbushur dhe disa ora dhe bizhuteri.

Pas hetimeve të mëtejshme rezultoi se arma nuk i përkiste shoferit, por një personi me shtëpi në zonën e Diessenhofen, shtëpia e të cilit sapo ishte grabitur nga shqiptari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: