Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit “Wares 2” u vu në pranga 1 shtetas i shpallur, ndërsa me operacionin “Contraband 2” u arrestuan dy persona.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë operacionit policor të koduar “Contraband 2” u goditën dy raste të kontrabandës, u vunë në pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 3 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wares 2” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim F. Q., 52 vjeç.

Ky shtetas u shpall në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Wares”, i zhvilluar disa ditë më parë, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi H. B., 59 vjeç, i cili furnizonte me mallra (veshje) të dyshuara kontrabandë, dyqanin në pronësi të 52-vjeçarit.
——
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Contraband 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Sh. A., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një magazinë në pronësi të shtetasit Sh. A. kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

– D. Y., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. Y., në rrugën “Ymer Kurti”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe arka me pije energjike, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: