Një 45-vjeçar është arrestuar pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin me inicialet M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme.

Policia njofton se 45-vjeçari ka ishte roja i shkollës së mesme, ndërsa në konflikt është përfshirë edhe vëllai i të riut.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: