TIRANE- Balerina Hueyda El Saied ka shprehur shqetësimin e saj për marrëdhëniet mes njerëzve në Tiranë, duke u shprehur se varfëria shpirtërore e njerëzve ndikon edhe në raportet mes tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hueyda El Saied, e cila tashmë jeton në Luksemburg, shkruan se u kthye për dy muaj në Tiranë, por mezi po pret të largohet, “pasi nuk jetohet me këta njerëz”.

“Miqtë e mi jam munduar te ndaj me ju momentet te këndshme te jetës sime si dhe te përcjell mesazhe pozitive. Një nga ato ishte ai kur para 2 muajsh vendosa te kaloja se bashku me tim bir disa muaj ne vendlindjen time (ne Tirane) kjo, për arsye profesionale si dhe te isha pranë gjyshes sime 79 vjeçare. Por sonte dua t’ju them qe mezi po pres qe te kthehem ne vendin tim adoptiv Luksemburgun, se nuk paska gjë me te tmerrshme se te jesh e rrethuar nga varfëria shpirtërore e disa individëve te palumtur, toksikë, fallco, pa kurajo, xheloz, qe shesin mend nga mëngjesi deri ne darke qe kane bere nje fllucke sapuni, e qe për me tepër, edukatën ta marrin për dobësi, pozitivitetin për mendjelehtësi, pasionin për çmenduri…”, shkruan ajo.

Më pas, duke marrë shkas edhe nga komentet e miqve të saj në rrjetin social “Facebook”, Hueyda El Saied shkruan se problemet në Shqipëri nuk vijnë vetëm nga varfëria ekonomike.

“Miqtë e mi, ju falënderoj nga zemra për komentet apo mesazhet ne lidhje me shqetësimin tim dje. Me sa shoh nuk jam e vetmja qe më shqetëson fakti se këtu ne Shqipëri problemet nuk vijnë vetëm nga varfëria ekonomike, se fundja kur nuk kemi para i kërkojmë hua një te afërmi, kur nuk kemi drita shkojmë pimë një kafe tek bari i lagjes qe ka, kur s’kemi ujë ikim bëjmë dush tek një mik e kështu me radhe jemi mësuar nga halli t’ja gjejmë anën gjerave. Problemi ynë janë marrëdhëniet qe ndërtojmë me njeri tjetrin, marrëdhënie qe ndonjëherë te japin përshtypjen sikur jemi ne xhungël, ku ai qe bërtet, shan me shume apo ai qe intrigon fiton. Unë kam zgjedhur te bej art dhe ashtu siç me sugjeronit dhe shume prej jush nuk kam pse te tërhiqem apo trembem përderisa ritmi i zemrës sime dikton çdo krijim apo performance timen. Këtë gjë po bej aktualisht ne qendrën “Adnan” me djemtë dhe vajzat te cilët nuk dëgjojnë “. Se bashku ne jemi duke u përgatitur per spektaklin “Ne 1 Jave” ku te shtunën do te këndojmë ne gjuhen e shenjave këngën “Heal the World” (Sheroni Boten) te Michael Jackson, për shume arsye do të jete një nga performancat me emocionuese qe kam bere deri më tani”, shkruan Hueyda El Saied.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: