BERAT

Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi është autor i një aksidenti me vdekje të ndodhur katër ditë më parë.

Në pranga ka rënë i riu Ardit Lila, banues në Durrës, i cili në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Mësohet se mjeti që e ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja ka qenë një Fuoristradë e zezë, e cila pas goditjes e ka tërhequr disa metra zvarrë viktimën 56-vjeçare, Artur Abazaj, i cili sapo kishte lënë punën në fasoneri dhe po kthehej në shtëpi.

“BalkanWeb” solli më herët pamje, që tregonin Fuoristradën e zezë, që largohej nga vendngjarja, menjëherë pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb