Gareth Bale njoftoi tërheqjen nga futbolli pak javë më parë, teksa dje pershendeti sërish tifozët e Wales. “Dua t’ju kujtoj se çfarë nderi ishte të përfaqësoja këtë vend dhe të luaja para tifozëve më të mirë në botë. Ju më mbështetët mua dhe familjen time në të gjitha vështirësitë. Nuk mund t’ju falënderoj sa duhet,” – Tha ai.

Kujtojmë që Bale ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, të gjitha me Real Madridin, ndërsa ai gjithashtu ngriti tre herë trofeun e La Ligës, tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, tre Superkupa dhe Kupën e Mbretit gjatë kohës së tij në Spanjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: