Ditën e sotme janë nxjerrë edhe trupat e fundit të zhytësve profesionistë italianë që u mbytën në Maldive.

Bëhet fjalë për Giorgia Sommacal dhe Muriel Oddenino. Kujtojmë se të martën, një ekip zhytësish ekspertë finlandezë nxori trupat e Monica Montefalcone dhe Federico Gualtieri nga shpella Alimathà.

Ndërkohë, zyra e prokurorit të Romës po heton për vrasje të paqëllimshme. Prokurorët në Piazzale Clodio pritet të urdhërojnë autopsi, sapo trupat të kthehen në Itali.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: