Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Brumçi ka dhënë detaje rreth marrjes në pyetje sot nga SPAK si person në dijeni për çështjen ‘Gërdeci’.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Brumçi pohoi se ishte pyetur nga oficerët e SPAK për tërësinë e fakteve që njeh për çështjen në fjalë, ndërsa theksoi se kishte kërkuar hetim kaligrafie për një shkresë të dërguar me faks që thuhet se i drejtohej Shkëlzen Berishës, por ky hetim nuk u bë kurrë. Sipas Brumçit, ajo shkresë është e falsifikuar teksa renditi faktet që sipas tij e provojnë këtë.

“Kjo çështje është hetuar në 2008-2009 dhe dolën përgjegjës ata që ishin përgjegjës për sigurinë, sepse mundonin masat e sigurisë, dhe solli humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e pasurive. Ngjarjen tragjike e solli një incident teknik. Mungesa e masave të sigurisë e solli këtë tragjedi. Nga kjo anë çështja është hetuar, dhe në atë kohë kam flasë publikisht si përgjegjësi politike dhe morale dhe më pas edhe ligjërisht kam kërkuar që çështja të hetohet.

Nuk u pyeta vetëm për herë, por për të gjitha ato që kisha dijeni si ministër drejtësie në atë kohë. Në cepin e një faksi është shkruar për zotin Shkëlzen Berisha, dhe ato fakte që paraqita në 2008 po i paraqes edhe tani… Nga çdo këndvështrim i fakteve dhe një logjike të thjeshtë kjo shkresë rrëzohet. Të gjitha ministritë e kanë detyrim që kur propozojnë projekt ligje t’i sjellin në ministrinë e drejtësisë, dhe projektligji për demontimin e armëve edhe si çdo tjetër. Ky vendim u gjet më vërejtje, dhe vendimi nuk kalon në mbledhjen e qeverisë. Në këtë rast ministria cakton një punonjës për të pasqyruar vërejtjet tona, më pas MB pasqyron vërejtjet që kishte MD, dhe vendimi vjen për herë të dytë.

Ky qëndrim i bëhet i ditur ministrisë, që jemi dakord me projekt vendimin e rishikuar dhe kjo shkresë është e depozituar në mënyrë protokollare në MD. Pasi kemi mbajtur këtë qëndrim publik në mbledhjen e parë, pas disa ditësh në MB del një faks me ditë vonesë, që ka shënime për Shkëlzen Berisha.

Kjo shkresë kishte ardhur nga MD në MB. MB e kishte përgjigjen tonë të dokumentuar. Ishe me të njëjtën përmbajtje vetëm me këtë shënim. Ministria e kishte shkresën tonë pse kishte nevojë për një shkresë tjetër? Se po të ishte me përmbajtje të ndryshme janë dakord, por përmbajtja është e njëjtë.

Pse duhet të komunikoja unë më Shkëlzen Berishën përmes MB? Nëse isha në kontakt me të e takoja s’kisha nevojë të çoja faks në MB, e bën me një telefon. Pra veç faktit të dokumentuar, edhe nga ana logjika nuk qëndron.

Një ministër le me qindra dhe mijëra shënime, në ditë kalon me dhjetëra shkresa e shënime për vartësit, është një punë rutinore. Në këto qindra shkresa është shkrimi im, çdo njeri ka shkrimin e tij i cili nuk ngjan me një tjetër. Në sy të lirë shihet se ky shkrim nuk është i imi, madje as nuk janë përpjekur ta imitojnë.

Unë në atë kohë kërkova hetim kaligrafik dhe nuk u bë asnjëherë. Kjo është ngjarja!”, deklaroi ai në studio.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: