Modelja britanike Chloe Ayling, e cila vitin e kaluar u mor peng në Itali për 6 ditë, ka rrëfyer ditët e saj të vështira. Ndonëse pasi arriti të fitoi lirinë ajo u kthye në Britani, shumë njerëz ishin skeptikë për historinë e saj. BBC i ka kushtuar një artikull modeles, e cila tregoi se si duhet të bënte rrëmbyesin e saj që të binte në dashuri me të. Modelja tregoi se ajo kishte rënë në një kurth, ku gjithçka ishte mirëmenduar nga autori i ngjarjes, Lukasz Herba, i cili ishte frymëzuar nga filmi “By Any Means”.

Chloe teksa i ishte përgjigjur pozitivisht një ftese për një fotoshoting mode në Milano, ishte përballur me kurthin, ndërsa ishte marrë peng. Ajo si fillim u drogua dhe më pas u dërgua në një shtëpi në periferi të Torinos. “Duhej ta bëja rrëmbyesin të binte në dashuri me mua. Sapo nisëm të flisnim, e kuptova se ai po fillonte të më pëlqente, ndaj duhej ta përdorja këtë në avantazhin tim. Ky ishte shansi im për t’ja dalë mbanë”- tha ajo, shkruan BBC.

Kur arriti të ishte e kthjellët dhe e vetëdijshme se ishte marrë peng, autori i kishte thënë se ajo do të përfundonte në punonjëse seksi nëse nuk i siguronte atij 300 mijë euro. Pas 6 ditësh qëndrim në këtë banesë, vajza arriti që të arratisej prej aty, ndërsa iu drejtua për ndihmë policisë. Kjo e fundit arrestoi autorin. Autori i grabitjes, Lukasz Herba nga Polonia, u dënua me 16 vjet burg të hënën nga gjykata italiane.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb