Laçi pësoi një humbje të rëndë 4-1 ndaj Tiranës, në një sfidë që konsiderohej se dueli i titullit. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e ‘Super Sport” ka folur dhe trajneri i laçialëve, Mirel Josa.

“Të humbësh, mund të humbet një ndeshje, i ka tre rezultatet brenda. por mënyra si e humbëm është e shëmtuar. Për faktin se nuk duhej të linim hapësirë, se na bëri presion në ato momente, por në ato zona e ato gabime sidomos te goli i parë. Nuk po diskutoj pastaj markimin në golin e dytë dhe nuk diskutoj golin e katërt i cili për mendimin tim ishte një pozicion i gabuar në vendosje i një lojtari i cili u shokua nga goli i parë dhe gabimi i golit të parë.”

“Roganoviç mund ta zëvendësonim që në fillim, por erdhi goditja shumë shpejt e golave të tjerë dhe pastaj e lamë sa mbaroi pjesa e parë.”

“Nuk ka pse lojtarët të kenë presion se sot bënë gabime që nuk i kanë bërë ndonjëherë në ndeshjet e kaluara. Ne e dinim që Tirana do të na vinte në presion por kemi parë skuadra të mëdha. Nuk po flas për golin e parë që ishte gabim individual, apo edhe goli i Xhixhës, mosmarkimi në moment ishte një moment që një top pas shpine nuk ka mundësi të bëhet ai gol. Megjithatë, unë nuk qëndroj te kjo se një ndeshje mund të humbet.”

“Skuadra jonë jo se kishte ardhur për të humbur ndeshjen, diferenca është prapë 6 pikë. Por mënyra se si e humbëm nuk më pëlqeu. Tirana mund të fitonte në Krujë e historia mund të mbetej përsëri te 6 pikët. Por derisa siguruam një diferencë ndaj kundërshtarit më të afërt për Europën, e kam thënë që kampionat ka shumë kohë. Skuadra duhet të ulet me këmbë në tokë, nuk ka mundësi një ndeshje të na çojë këtu ku ishim sot, në këto pozicione.”

“Roganoviç ishte shumë i dobët psikologjikisht në ato momente, u duk që kur hyri në dhomat e zhveshjeve. Por unë nuk do të godas vetëm një lojtar në ato gabime që janë foshnjarake, nuk i ka bërë në ndeshje të kaluara. Ne, pas gabimit të Roganoviç, filluam t’i dhuronim topin Tiranës dhe nuk kishim mbështetje në mesfushë, e si duhej të dilnim. Qoftë nga Ziko i cili nuk luajti sot në pozicionin e tij sot, qoftë nga ana e Ujkës. Aty patëm një shthurje, humbëm topin shumë herë, nga kjo fitoi topin Tirana dhe na kapi në befasi. Nuk po flas për golin që vjen topi i gjatë pas shpine me Xhixhën, e kishim punuar gjatë gjithë kohës mënyrën e lojës së Xhixhës.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: