Një parukiere dhe bashkëshorti i saj janë fituesit e mëdhenj të lotarisë britanike, me një vlerë prej 184 milionë paund.

Joe dhe Jess Thwaite, një çift nga Gloucestershire në të 40-at, fituan çmimin e jashtëzakonshëm të martën.

Çifti, prindër i dy fëmijëve kishte heshtur deri më tani, duke iu shmangur publicitetit, por zbuloi se e kishin marrë shumën e madhe mëngjesin e sotëm.

Duke folur me prezantuesin televiziv Dermot O’Leary, Joe përshkroi momentin kur kuptoi se ata kishin fituar xhekpotin, tek thënë se kishin mbetur të shtangur.

Fitorja e kësaj lotarie, e bën çiftin më të pasur se Sir Tom Jones apo Harry Kane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: