Forcat izraelite pretendojnë se kanë sulmuar shtëpinë e një lideri të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Gaza.

Në një postim në X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se përdorën avionë luftarakë të mërkurën mbrëma për të goditur shtëpinë e kreut të byrosë politike.

Ata pretendojnë se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste” dhe “një vend takimi për zyrtarët e lartë të organizatës”.

Deri më tani nuk dihet nëse familja e tij ndodhej brenda shtëpisë në momentin e shpërthimit. Megjithatë, informacionet thonë se Haniya nuk është as në Gaza. Ushtria izraelite publikoi pamjet video të bombardimeve. Hamasi sulmoi më 7 tetor Izraelin dhe që prej asaj dite mes dy vendeve ka pasur përplasje të përgjakshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: