Këngëtarja Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.

Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri tjetrin.

Shuaipi urdhërohet me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit, shkruan zëri.

Po ashtu bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.

Nuk përjashtohet mundësia, që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti ka pasur.

Përveç vilës në Mullet, Maja dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy vila në zonën e Rolling Hills.

Në një intervistë të dhënë 6 vite më parë, për vilën, këngëtarja ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshortin e saj dhe për arredimin e vilës.

“Kam marrë një kohë të gjatë ndërtimi i vilës, e kemi ndërtuar ngadalë, për shumë arsye, se jemi marrë dhe me shumë punë të tjera. Eshtë punuar një vit e 6 muaj për ta mbaruar. Gjithçka është bërë me të vërtetë shumë cilësore. Duhet të jetë çdo gjë perfekt. Merrja unë tërë natën në internet, por me të parë dhe të bërë janë larg, e shihte dhe Beni dhe thoshte nuk bëhej dot. Në përgjithësi unë them iku treni, duhet të bëhet, kemi pasur shumë pak debate për pjesën e shijeve, u harxhua shumë këtu, u harxhua shumë atje”, shprehej Maja, në intervistën për Magjistarin.

Maja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, që ka ardhur pas shumë vitesh në jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb