Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertimin mjeko-ligjor për kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja të cilët u dhunuan barbarisht nga anëtarë të familjes Rraja pasi denoncuan shpërthimet e kryera nga kompania e tyre në Borizanë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se është urdhëruar kryerja e riekspertimit me 3 mjekë.

Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majës.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.
Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.

Por më pas kushërinjtë Maja kundërshtuan aktin mjeko-ligjor.

Gazetarja Kloriana Lala raporton për BalkanWeb se ata kanë hequr dorë nga ankimi për Rrajat, por do të bëjnë kallëzim kundër eksperteve që kanë bërë aktin mjeko-ligjor.

“News24 konfirmon se është vendosur të kryhet një akt i ri ekspertimi për dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja. Do të verifikohen se të çfarë natyre janë dëmtimet e bëra ndaj tyre. Do merret në konsideratë edhe videoja e publikuar nga dhuna e ushtruar nga pjesëtarë të fisit Rraja ndaj Maja. Ngjarja e rëndë u shënua më 6 korrik. Videoja e publikuar nga fisi Maja, dëshmoi dhunën barbare të fisit Rraja. Më 8 gusht, sipas ekspertit të mjekësisë ligjore, dëmtimet e marrë nga kushërinjtë Maja nuk rrezikojnë jetën  e tyre.

Do duhet që akti i ekspertimit të marrë kohën e  duhur. Është  pak e paqartë ligjërisht, por ndodhemi në një situatë të re, ku prokuroria kjo urdhëruar një akt ekspertimi. Situata ligjore për Rrajat ndryshon”, raportoi live për News24, gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë Jashar Maja në një intervistë për News24 theksoi se do të kërkojë riekspertim, duke u shprehur se ka ende fraktura. Ai tregoi se nuk e ka lexuar dokumentin që ka firmosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb