5 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë për shkak të përplasjes së dy jet skive në plazhin e Llamanit në Himarë ndërron jetë në spitalin e traumës 16-vjecari K.XH. Ngjarja që u shënua pasditen e 15 gushtit tronditi pushuesit e bregut të Jugut dhe gjithë opinionin publik.

Fillimisht 16-vjeçari u soll në gjendje të rëndë te Trauma ku pësoi vdekje klinike, por 5 dite më vonë fatkeqësisht ai nuk mundi të mbijetoje. 4 të rinjtë, shokë me njeri-tjetrin ishin futur në detin e Llamanit me 2 mjete lundruese jet ski.

Gjatë manovrave në det dy mjetet lundruese u përplasen me njëra-tjetrën. Policia tha se pas ngjarjes të rinjtë tentuan ta fshehin atë. Fillimisht 2 prej tyre dhanë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por gjatë hetimeve deklaruan të vërtetën.

Fill pas ngjarjes drejtuesi i njërit prej mjeteve lundruese, 17-vjeçari U.K. u procedua penalisht për “Plagosje të rëndë nga pakujdesia”. Procedimi penal nisi edhe për pronarin 56-vjeçar të mjeteve lundruese jet Ski, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”. Gjithashtu, operatorit turistik iu bllokuan të gjitha mjetet lundruese jet ski dhe për arsye sigurie iu pezullua aktiviteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb