Fundjavën e kaluar Armando Sadiku u detyrua të mos paraqitej në pjesën e dytë të lojës në sfidën kundër Espanyol pas përplasjes së pësuar në minutën e 44 me portierin Diego Lopez.

Dëmtimi i futbollistit shqiptar ka rezultuar më i rëndë sesa mendohej dhe për këtë arsye 26-vjeçari është lënë jashtë listës me futbollistët e grumbulluar të Levantes për sfidën e nesërme kundër Getafe-s.
Levante-470x474
Kujtojmë se ‘bomberi’ është ndjekur nga fati i keq që prej transferimit të tij në Spanjë, ku si fillim mbeti jashtë në 2 ndeshje si shkak i një dëmtimi në kofshë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb