TRIKALA

Një shqiptar 40 vjeç ndërroi jetë në vend, pasi motori që po udhëtonte në një rrugë në një fshat të Trikalës, u përplas me asfaltin.

Pas vdekjes së tij, shqiptarit i janë gjetur në motor sende të ndryshme, të cilat dyshohet se i kishte të vjedhura, shkruajnë mediat helene.

Motori me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari shqiptar në Agrielia, u përplas me një makinë në një fermë.

Burri shqiptar humbi jetën në vend, pasi përplasja ishte e rëndë. I plagosur mbeti edhe një bashkëpunëtor i tij.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb