Forcat izraelite hapën zjarr ndaj një grupi palestinez që po kapërcenin kufirin e Gazës, ndërsa zyrtarët palestinezë thanë se tre persona mbeten të vrarë.

Mjekët palestinezë thanë se ata morën tre trupa nga vendi i ngjarjes dhe zyrtarët e spitalit të Gazës thanë se një i katërt u plagos.

Incidenti ndodhi brenda natës midis të shtunës dhe të dielës. Ushtria izraelite publikoi ​​pamjet, për të cilat thuhej se personat e armatosur përpiqeshin të kalonin kufirin. Në pamje shiheshin tre persona që ecnin midis pemëve dhe shkëmbinjve dhe njëri prej tyre siç duket nga pamljet  mbante një pushkë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: