Policia e Peqinit reagon për plagosjen e policit të burgut, të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Policia sqaron se polici 41-vjeçar I. P është plagosur lehtë me një plumb qorr dhe pas ndihmës mjekësore është kthyer në institucion dhe po merret në pyetje.

Peqin/Informacion paraprak
Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qor, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb