Jashtë rrezikut për jetën është 14-vjeçari shqiptar Enriko Mane nga Fieri, që u plagos nga tërmeti tragjik në ishin grek Samos dhe qytetin turk, Izmir. Lajmi për gjendjen shëndetësore të shqiptarit jepet nga mjekët e spitalit për fëmijë “Aglaia Kiriaku”, në Athinë.

Gjatë natës është kryer një operacion serioz në të dy këmbët, pasi shembja thuajse i ka copëtuar, dëmtuar rëndë kockat. Kirurgët deklaruan se operacioni kishte sukses, por akoma nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Një tjetër problem është fakti që dy prindërit e 14-vjeçarit ndodhen në Shqipëri për disa çështje familjare.

Prindërit kanë kontaktuar me komunitetin e shqiptarëve në Greqi, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve që të përshpejtohet testi për Covid-19 dhe të mundësohet sa më shpejt kthimi i tyre në Athinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb