Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, shpreh ngushëllime për ikjen e parakohshme nga jeta të mjekut të njohur të QSUT, Drini Dobi, teksa nuk ia doli dot të mposhtë virusin e rrezikshëm Covid-19.

Balla shkruan në një postim në “Facebook” se Shqipëria ka humbur një mjek të shkëlqyer, gjithmonë të përkushtuar dhe profesionist i pazëvendësueshëm.

Shqipëria humbi mbrëmë një mjek të shkëlqyer si doktor Drini Dobi, gjithmonë i përkushtuar dhe profesionist i pazëvendësueshëm. U prehsh në paqe Doktor Drini??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb