Puthja e moderatores Roza Lati me reperin Fero live në emision pak kohë më parë shkaktoi mjaft debate dhe komente në rrjetet sociale. Pavarësisht se u aludua për një lidhje mes tyre duket se ka qënë vetëm një puthje në buzë për shoë.
Roza Lati ka postuar gjatë ditës së sotme një foto në Instastory duke u puthur në buzë me të dashurin e saj, të cilit preferoi t’ja mbulonte fytyrën, duke e mbajtur ende të fshehtë për publikun.
Pas videos së publikuar, në Instastoryn e Rozës pasuan të tjera foto e video ku moderatorja tregonte çaste nga lidhja e tyre, mirëpo vazhdoi të mbulonte me figura të ndryshme fytyrën e partnerit të saj.
Por, kurioziteti se cili ishte mashkulli në krah të Rozës nuk ka zgjatur shumë.
Sipas ‘Iconstyle’, djali i mbuluar me tatuazhe është Arbër Tresku, me origjinë nga Mirdita. Madje, në njërën prej fotove të publikuara nga Roza, origjinën e tij ai e ka të tatuazhuar në njërën dorë.
“Nuk më plas se çfarë thonë”-ka shkruar Roza.
(BalkanWeb)