Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pak pas mesnate në Tiranë, ku një i ri mbeti i vrarë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:45.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Klodjan Rasha nuk kishte armë zjarri ne dore, por një send të fortë (drru) të cilën ia drejtoi policëve. Nderkohe ne rruge eshte gjetur dhe nje arme zjarri, ndersa po hetohet nese i perket viktimes.

Një prej tyre iu kundërpërgjigj me armë, duke e plagosur për vdekje. Bezat raporton mes të tjerash se Rasha rezulton i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: