Ish-gjyqtari Ervin Metalla i cili ishte shkarkuar nga detyra ka fituar në Strasburg. Mësohet se vendimi për shkarkimin ka qenë jo proporcional dhe në shkelje të nenit 8 të KEDNJ.

Në atë kohë nga hetimet e KPK-së, gjyqtari rezultonte se kishte pasur probleme me një kredi që e kishte marrë për apartament dhe më pas e kishte kaluar atë në emër të vëllait të tij, për të përfituar një kredi të butë.

Vet gjyqtari kishte deklaruar se me shumën e marrë nga kredia, kishte blerë një apartament.

Ndërkohë, KPK ka konstatuar se Metalla gjatë kohës që ka qenë gjyqtar ka përfaqësuar në Strasburg një kompani, në kundërshtim me ligjin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: