5 muaj më parë trajneri italian Mark Luliano u shkarkua nga skuadra e Partizanit si shkak i rezultateve të dobta, por pas 5 muajsh ish-futbollisti ka ënnshkruar një tjetër kontratë, këtë herë në “Seria A” me Udinezen.

Luliano do të ketë do të ketë rolin e asistentit të trajnerit të parë, Igor Tudor. Një rikthim që lidhet edhe me miqësinë që Iuliano ka me Tudor, me të cilin ka luajtur përkrah te Juventusi. Dyshja e ish-lojtarëve bardhezi fitoi garën me Stramaçionin, që dukej i avantazhuar për një tjetër aventurë në stolin e skuadrës friuliane.

Emërimi te Udinese, është padyshim hapi më i madh në karrierën si trajner për Iulianon, që përpara se të drejtonte Partizanin në Kategorinë Superiore kishte punuar, pa arritur suksese, përkundrazi duke u larguar vetëm në harkun e pak muajve te Latina në Serinë B dhe Como në kategorinë e tretë italiane. Edhe në Shqipëri aventura ishte larg pritshmërive. Nga emërimi në fillim të këtij sezoni, gjatë muajit korrik, Iuliano punoi vetëm katër muaj me të kuqtë.

Në total një fazë e kampionatit, ku në 9 ndeshje regjistroi vetëm 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb