Kryeprokurori Olsian Çela ka zhvilluar sot një takim me prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Takimi i Çelës me prokurorët e Krimeve të Rënda vjen pak ditë pas shkrirjes së këtij institucioni, për shkak të ngritjes së Strukturës së Posaçme (SPAK), që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se takimi mes kryeprokurorit Çela dhe prokurorëve ka qenë përshëndetës, pasi këta të fundit janë transferuar në prokurori të tjera në Tiranë dhe rrethe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb