Eshtrat e një djali 4-vjeçar belg, i cili u shpall i zhdukur javën e kaluar, janë gjetur në Holandë. Dean Verberckmoes, u raportua i zhdukur nga familja, javën që shkoi.

Policia tha të hënën se e kanë gjetur trupin e pajetë të vogëlushit në një ishull artificial, në Zeeland të Holandës. Për këtë rast, policia ka arrestuar një 34-vjeçar.

Policia tha se i dyshuari dhe djali u panë për herë të fundit të mërkurën në qytetin belg të Sint Niklaas, pranë Antwerpen.
Zyrtarët në Holandë nisën një operacion të madh kërkimi pasi morën informacione se Verberckmoes mund të ishte në vend.

Një deklaratë e policisë e lëshuar të hënën mbrëma tha se një helikopter policie mori pjesë në kërkim dhe hetuesit gjetën një “skenë të mundshme krimi”.
Rreth orës 22:00 me orën lokale (21:00 GMT) oficerët gjetën “trupin e pajetë të një fëmije”, thuhet në deklaratë.
Në një mesazh të shkurtër të postuar në Twitter , policia konfirmoi se eshtrat ishin ato të vogëlushit të zhdukur dhe falënderoi të përfshirët në kërkim, si dhe dërgoi “ngushëllimet” e tyre familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb