Cristiano Rolando i surprizoi të gjithë këtë verë duke u rikthyer te Manchester United, klubi i cili e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare.

Portugezi ka pasur paraqitje mjaft të mira në ndeshjet e para me “Djajtë e Kuqë”, duke shënuar dhe 3 gola në kampionat.

Për këtë fakt, 5 herë fituesi i topit të artë është shpallur sulmuesi i muajit në “Premier League”. Pas këtij çmimi, ka reaguar dhe vetë Ronaldo. 36-vjeçari falenderon bashkëlojëtarët për punën e bërë, duke nënvizuar se nuk do të mund t’ia dilte pa ta.

Gjithashtu, ai thekson se nëse do të vijojnë në këto rimte, rezultate më të mira do të vijnë në të ardhmen.

“Krenar që u zgjodha Lojtari i Muajit në mesin e kaq shumë lojtarëve të mëdhenj në Premierligë. Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve të mi në Man. United, nuk mund t ‘ ia dilte pa ta. Le të vazhdojmë të punojmë shumë dhe rezultatet do të vijnë!”, shkroi Ronaldo në rrjete sociale.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb