KORÇA

Gjashtë orë pas aksidentit shoferi i Postës Shqiptare që u përplas në Korçë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

39- vjeçari K.P, i cili ishte duke drejtuar një automjet tip furgon ”Volkswagen” të Postës Shqiptare u përplas me një tjetër automjet duke u plagosur rëndë.

Pas disa orësh trajtim në Korçë ai u dërgua me helikopter drejt Traumës në Tiranë ku dhe tashmë 6 orë pas aksidentit ka vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb