Gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar se pranë Vangjush Dakos në ambientet e Drejtorisë e Policisë Tiranë është edhe avokati i tij Petrit Ismaili, i cili pak më vonë mund të japë edhe një deklaratë për mediat.

Lala ka raportuar se zotit Dako po i komunikohen akuzat, ndërkohë që ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të paraqitet në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe t’i japë mundësinë zotit Dako të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.

“Oficerët e policisë gjyqësore po i komunikojnë akuzat zotit Dako e duhet të firmosen nga ana e tij dhe avokatit. Më pas mund të ketë edhe një reagim nga avokati i zotit Dako.

Petrit Ismaili është brenda ambiente të Drejtorisë së Policisë Tiranë prej të paktën 30 min.
Ai ka konfirmuar në një bisedë me News24 se nuk e ka ende një prokurë e firmosur para një noteri sa i përket përfaqësimit të zotit Dako, por do të marrë kontakt me të.

Ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të vijë në ambientet e Drejtorisë së Policisë t’i mundësojë të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.

Mbetet për tu parë nëse zoti Dako do preferojë të kalojë në ambientet e burgut duke pretenduar se kanë shqetësime shëndetësore, një rrugë kjo e ndjekur nga të gjithë zyrtarët e ish zyrtarët e tjerë të arrestuar”, ka raportuar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: