Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Laçit, ku u vra brenda makinës së tij, 55-vjeçari Rakip (Pilot) Rroli.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit. Sipas gazetares, emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, pasi edhe para 10 viteve është dënuar për një sherr të ndodhur.

Sakaq, vlen të theksohet se policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit të Laçit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Po ashtu, drejt Laçit janë drejtuar dy grupe të FNSH si dhe ekspertë të kriminalistikës, që pritet të zbardhin të tjera detaje nga vendi i krimit dhe nga kjo ngjarje e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb