Kryetari i ri i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Pjerin Ndreu i është përgjigjur Voltana Ademit pasi kjo e fundit u shkarkua nga Asambleja e Përgjithshme e kësaj Shoqate.

Ndreu thotë se Ademi e ka lexuar për së prapthi demokracinë, pasi vendimet i merr shumica e anëtarëve dhe jo Ademi që drejton gjoja një shoqatë ku është vetëm ajo dhe askush tjetër.

Sipas tij, të gjithë kryebashkiakët e kanë një vendim Gjykate që ka konfirmuar legjitimitetin e zgjedhjes së tij, përveç Voltana Ademit.

Ditën e sotme, Asambleja e Përgjithshme e ”Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë” shkarkoi Voltana Ademin, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, e vetmja nga PD në gjithë vendin. Ajo nuk e njohu vendimin teksa thekson se po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

Më pas ajo theksoi se personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të Shoqatës së Bashkive por të PS, dhe vendimi i sotëm është nul.

 

STATUSI NGA PJERIN NDREU

Nje konfirmim dhe nje pergjigje per kolegen Voltana Ademi,

Sot me pjesmarrjen e 23 anetareve, nga 30, te asmablese se pergjithshme te “Shoqates se Bashkive te Shqiperise” u be mbledhja e jashtezakonshme dhe u zgjodhem drejtuesit e ri!

Zonja Ademi,

-Aderimi ne shoqate eshte bere me vendime te keshillave bashkiake. Cdo kryetar Bashkie apo Keshilli Bashkiak eshte anetar, pavaresisht si e ka emrin ne kohe te ndryshme.

-Mosqenia anetar vendoset po me vendim keshilli bashkiak per secilen Bashki dhe jo nga ju si kryetare.

-Sipas statutit qe ka shoqata, neni 12, jo me pak se 1/5 e anetareve kane te drejte te therrasin asmablene e pergjithshme. Ftesa per asamble ju ka ardhe dhe ju, si gjithe te tjereve! Ne Asamble mori pjese Kryetarja e keshillit Bashkiak Shkoder Brisela Kadia.

-Nje shoqate qe sipas jush ju paska vetem ju kryetare, anetare, nenkryetare, pra vetem nje njeri, nuk e kuptoj se cfare demokracie perfaqeson?!

-Pretendimi qe sipas jush paskeni nje kerkese padi ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne nuk jemi te legjitimuar eshte me se paku injorance juridike! Secili prej kryetareve te Bashkive ka nje vendim gjykate qe ka konfirmuar legjimitetin e zgjedhjes se tij, pervec jush qe se keni, por ushtroni detyren.

-Se fundi demokracine e keni lexuar se prapthi, sepse ajo thote qe vendimarrja merret me shumicen e anetareve, dhe jo me humorin tend politik, qe drejton gjoja nje shoqate ku na qenke vetem ti e askuah tjeter!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb