Pjerin Ndreu, pas sigurimit të mandatit të dytë për bashkinë e Lezhës nën logon e PS, ka falënderuar të gjithë votuesit, ndërsa ka premtuar se në këto katër vite do të bëhet 5-fish i punës

Në një dalje për mediat, ai tha se me fitoren e tij u hoq alibia se Lezha voton djathtas.

“U hoq alibia se Lezha është e djathtë dhe nuk shkon majtas. Sot ne ju treguam të gjithëve se Lezha nuk është skuadër njerëzish që shkojnë djathtas pa lidhje, por shkojnë pas pune, pas zhvillimit. Ajo që do bëjmë në katër vitet më pas, do jetë 5 fish i punëve që kemi bërë deri sot. Besoni tek ne”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: