Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Festim Axhami. Mësohet se ai është konfliktuar me Emërli Murtatin për çështje pronësie. Gjatë sherrit, Murtati ka qëlluar me armë zjarri drejt 34-vjeçarit duke e lënë të plagosur në këmbë.

Mësohet se 34-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb