Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden shumë vite më parë ka bërë një propozim interesant në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne vitin 1999, Biden, atë kohë Senator, kishte propozuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të integrohej ne strukturën e KFOR-it.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi ka publikuar një artikull të gazetës Fox Neës Sunday, në të cilën citohen fjalët e Biden në lidhje me këtë çështje.

“Komandantët ushtarak të NATO-s dhe UÇK-ja, janë afër një marrëveshjeje për integrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në forcën paqeruajtës e NATO. Senatori nga radhët e demokratëve i tha gazetës Fox News Sunday, se gjeneral lejtnanti britanik Sir Majk Jakson ka paralajmëruar se një pjesë e UÇK-së do të mund të integrohet në KFOR, nën kontrollin e tij, dhe me përgjegjësi për çështje civile”, thuhet në artikull.

  • foto galeri

Hashim Më tej në artikull thuhet se Biden kishte biseduar me Thaçin, rreth dy orë, në të cilën ish-presidenti kishte shprehur brengën për sigurinë e shqiptarëve në Kosovë pas tërheqjes së KFOR-it.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: