Udhëheqësit e BE i kanë bërë thirrje Kinës që të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, pas takimeve online me lidershipin kinez, kryeministrin Li Keqiang dhe presidentin Xi Jinping tha se Samiti kishte një përgjegjësi shumë të veçantë.

Nga ana tjetër presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i bëri thirrje Kinës të mos mbyllë sytë përballë shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga Rusia.

Po ashtu Von der Leyen shtoi se i kanë paralajmëruar udhëheqësit kinezë që të mos ndihmonin Rusinë duke iu shmangur sanksioneve.

“Ne i bëjmë thirrje Kinës që të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë. Kina nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga Rusia”, janë shprehur udhëheqësit e BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: