Takimin e tij të parë me artdashësin shkodran, qytetin e shumë piktorëve të famshëm, ”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti, e vlerësoi më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të karrierës së tij.

Një ekspozitë  mjaft intriguese dhe e veçantë prezantohet këto ditë në Galerinë e Artit Shkodër nga datat 4-27 Prill  nga artisti  i mirënjohur Helidon Haliti .

Duke filluar që nga ftesa “NE EMËR TË POPULLIT”, jeni të ftuar … , dhe Kurator “POPULLI”, Helidoni befason,  sfidon   dhe teston audiencën . Artist në kuptimin e plotë të fjalës, kërkues i  palodhur , ekstravagand kokëfortë ,  ai tërheq , përmes vëmëndjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij , ai krijon vlera të rralla artiske ,  të cilat të fusin në një univers që të befason .

Ekspozita vjen me 4 cikle që prezantohen në salla të veçanta:

Udhëtarët e kotësisë

Faksimile

Çapaculët

Shqipëria në akuarel

Udhëtarët e kotësisë , do të befasojë me kompozimet  dhe me një tematikë provokuese , ku publikut  i jepet  mundësia interpretuese . E gjitha në  një  gamë të rozës dhe së kuqes , ku personazhet preznatohen çuditshëm  në botën e tyre , ato deri diku kanë një qëndrim stoik , si pjesë e karakterit të secilit, janë nisur drejt një rrugëtimi  që nuk dihet si përfundon apo kur përfundon , diku me nota ironie apo me nota humori , artsiti luan ,ironizon ,  provokon , duke lënë të hapur një dialog apo një diskutim artistik . Eshtë një udhëtim ku dy kohë të ndryshme ndërthuren me njëra tjetrën , një udhëtim  në krijmtari, udhetim në filozofi e mendim, udhëtim në karaktere, me simbolikat e veta , ku artsiti bëhet pjesë e tij ,

Unik në kompozim dhe subjekt duke luajtur me çdo formë, ngjyrë, figurë , personazhe , dhe ky rrugëtim vazhdon ….

Helidon Haliti2
Helidon Haliti2

Faksimile ,

Përshkruhet fund e krye nga lirizmi , duke  u bazuar në poezitë e të atit Faslli Halitit , Helidoni  i jep ngjyrë këtyre rrëfimeve , ai  krijon një kontekst të ri të guximshëm për motivet që ai përzgjedh.  Ngjyrat e gjalla përshkruajnë skena  lirike por dhe të tensionuara, ai fut erotiken si herë të parë në kompozimet e tij , figura e femrës nudo është kudo e pranishme ,  ajo jepet sensuale , joshëse , shpesh e fsheh shikim  dhe shpesh qëndron e pashqetësur nga vështrimet  dhe bëhet pjesë e lojës artistike  duke  krijuar  një energji të furishme që të tërheq rreth pikturës.

Helidoni është shume i ndjeshëm dhe nga  luftërat  në botë .

Tabllotë  përshkruhen me nota mjaft dramatike , te ftohta , të pikturara,  mjeshtërisht , kudo  është një pesonazh interesant , ai luan me simbolika , me një majmun  shpërthen  me një klithmë .,një dhimbje që mbin nga brënda dhe përhapet në hapësirë, një ulërimë shurdhuese , si për të thënë stop indiferencës  përpara një realiteti të tillë.,  një dash apo një dhi që merr formën  e një anijeje lufte, një qiell i  vrenjtur , si para një stuhie , dhe në plan të parë një figurë  femërore , e cila e ka humbur joshjen , tashmë ajo  mban tragjizmin  e situatës , e strukur në lakuriqësinë e saj ajo vajton , e kërrusur , e trishtuar  duke qënë pjesë  e asaj cfarë po ndodh.

Helidonit i ka interesuar shumë  fuqia imagjinare e detajeve., që lidhet aq ngushtë me faksimet, vargjet e të atit që  shoqërojnë gjithë tabllotë .

Çapaculët

Veprat e Helidonit është shumë bashkëkohore, ai i referohet tematikës në lirikë, por pa lënë pa prekur dhe probleme dhe shqetësimet e shumta sociale.

Çapaculët janë punime të mrekullueshme , që vijnë në dimensione më të vogla , të cilat marrin shkas  nga e përditshmja, nga ajo që ndeshim çdo ditë ,  njërzit që enden në hapësira shpesh të paorjentuar ,  me duar në xhepa , të lodhur , në kërkim të diçkaje  ose të asgjëje,  mbase dhe njerëz që vrasin kohën në bare , në dikutime të pavlera, pjesë e të përditshmes sonë. Artisti luan me ironinë , sarkazmën ,duke futur shpesh herë dhe vehten si pjesë e personazheve  të tij, por pa harruar  të fusë dhe miq , shokët , apo pjesë nga historitë që ai ka përjetuar , të cilat shpesh herë vijnë me nota humori.

Si një mjeshtër i ngjyrës dhe teknikës ai  luan bukur me  mjetet  shprehëse, fshirjet , lëvizje mjeshtërore ,  me një ekspresivitet të theksuar ,ku shpesh  fokusi kryesor është marrëdhënia midis formës, ngjyrës, personazheve dhe linjës., Helidoni luan shumë ne tabllonë e tij, ai dëfrehet kur punon , shpesh  gjen brenda sipërfaqes së telajos sugjerime të figurave –  kafshë ,nudove dhe personazheve te tij. Ky cikël i cili është i ndërtuar mbi karton apo fibër të përgatitur nga tavalozi , vijnë si një pjesë e çmuar që i jep ajër gjithë ekspzitës.

Shqipëria në akuarel

Dhe nuk kishte si të mungonte akaureli , dhe prekja magjike e Helidonit, I njohur si mjeshtri I Akuarelit .

Ai vjen si një rrugëtim i artistit  nëpër Shqipëri , si një  Edwart Lear por i kohëve moderne , që ka udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do vijojë ta bëjë duke e pikturuar atë.

Pejsazhet e Helidonit vijnë plot ajër, freski , delikatesë, të mbushin me oksigjen e bukuri . Mjeshtri i madh Haliti prezantohet i plotë , si mjeshtër i vërtetë , vjen me magjinë e tij në një qytet magjik , vjen me një art të madh, në një qytet që është djepi i artit , prezantohet me kulturë e modestinë  që e karakterizon në një qytet që është vatra e kulturës , dhe Shkodra do e mirëpresë ashtu siç ajo di , se Shkodra e do të bukurën dhe vlerën. Një rrugëtim i bukur në Shkodrën loce.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb