ANGLI – Një trafikant qeniesh njerëzore është dënuar me tre vite burgim pasi u përpoq të kalonte një grua shqiptare për në Britani. Por mënyra se si donte ta kalonte kontrabandë ka bërë bujë. Shqiptarja, emri i së cilës nuk dihet, ishte fshehur në pjesën e parme të furgonit të tij, ku qëndron motorri.

Fotot e publikuara në mediat angleze si Daily Mail, The Sun madje edhe Neë York Post,  kanë shokuar mbarë opinionin publik, ku dukej shqiptarja e mbledhur kruspull brenda në pjesën e motorrit të furgonit.

Oficerët e policisë kufitare  ndaluan furgonin Nissan më 1 shkurt. Ata morën në pyetje shoferin e mjetit, Nicolae Chirvas, i cili tha se në fillim kishte qenë në Rumani për të vizituar të motrën, përpara se të binte në kontradiktë me veten, duke gënjyer policët e duke i thënë se vinte nga Gjermania.

Pas kontrollit të bërë në mjetin e tij, policia gjeti gruan shqiptare të fshehur në pjesën e motorrit, i cili ishte përshtatur në atë mënyrë që të futej një njeri.

E vemtja gjë që e pengonte gruan shqiptare të mos binte gjatë kohës që mjeti ishte në lëviizje ishte një pjesë metalike e vendosur poshtë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: