Mick Bowman u nis për në Palestinë nga porti i Calais në Francë më 16 prill të këtij viti dhe mbërriti ne në qytetin e pushtuar të Jerikos në Bregun Perëndimor në Palestine udhëtoi më këmbë 2700 kilometra rrugë.

Qëllimi i ecjes së tij sfilitëse ishte për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e rëndë të refugjatëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Territoret e Pushtuara në Palestinë.

Në itinerarin e tij, 65-vjeçari Mick Bowman ndërthuri kalimin nëpër dy rrugë të lashta të Evropës, përmes rrugës Francigena dhe atë Egnatia, dy rrugë simbol të pelegrinazhit dhe shkëmbimeve të hershme kulturore dhe tregtare mes popujve.

65-vjeçari kaloi Francën, Zvicrën, Italinë dhe Shqipërinë për të vijuar rrugëtimin e tij të gjatë përmes Greqisë, Turqisë dhe Jordanisë e ne fund në Bregun e pushtuar Perëndimor në Palestinë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme sepse, veçanërisht ky vit shënon 75-vjetorin e fillimit te shpërnguljes së palestinezëve nga tokat ku paraardhësit e tyre kanë jetuar për shumë shekuj. Pra, janë 75 vjet dhe ende po vazhdon tani, gjë që është e turpshme, kështu që koha është shumë e rëndësishme”, tha ai për Reuters.

Rruga nga Evropa drejt Lindjes se Mesme, nuk ishte aspak e lehtë e pa peripeci. 65-vjeçarit iu desh të përballonte valët e nxehta që goditën Europën deri në temperatura që shkonin mbi 40 gradë celsius. Bowman do të takohet me miqtë dhe organizatat humanitare që ndodhen në territoret palestineze për të diskutuar se si mund të ndihmojë në kauzën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: