TROPOJE- Një 16-vjeçar nga Tirana është arrestuar sot në Tropojë, pasi tentoi të vidhte xhiron ditore në lokalin e dajës së tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Valbonë, ku 16-vjeçari me iniciale D.B kishte shkuar me taksi dhe tentoi të futej në lokalin e dajës, por ka qenë kushëriri i tij që e ka pikasur duke qëlluar me armë zjarri.

Bashkë me 16-vjeçarin që tentoi të vidhte, policia arrestoi edhe taksistin që e shoqëroi. Ai u identifikua si Besnik Pecmarku, ish- efektiv policie.

“Në fshtatin Valbonë, shtetasi D.B i cili gjatë muajit nëntor punonte në lokalin e dajës së tij shtetasit M.L, duke ditur ku mbante lekët e xhiros është futur brenda me maskë dhe armë zjarri për të vjedhur dhe është konstatuar nga kushëriri djalit i pronarit lokalit shtetasit E.L, vjeç 21, banues në Valbonë. Në këto moment Shtetasi D.B, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Benz”, me targa DR 1579 R, shofer shtetasit Besbik Pecmarku, të cilin e kishte marrë si taksis. Më të marrë njoftimin Policia ka ngritur postobllok dhe në aksin rrugorë Valbonë-B.Currë, është bërë e mundur bllokimii i mjetit dhe arrestimi i autorëve”,- thuhet në njoftimin e policisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb