Minuta e 38 e ndeshjes mes Ajaksit dhe Realit do të hyjë në histori si hera e parë kur VAR është përdorur në Ligën e Kampioneve.

Ajaxi kaloi në epërsi me golin e Nicolas Tagliaficos pas një gabimi nga Thibaut Courtois ku nuk e kapi topin dhe goditja e dytë shkoi në rrjetë por goli u anulua nga VAR.

Pas shumë polemikave profili në Twitter i Ligës së Kampioneve,  shpjegoi arsyen pse u anulua goli: “Në minutën e 38-të të sfidës mes Ajaksit dhe Realit të Madridit, goli nga Nikolas Taliafiko u anulua pas përdorimit të VAR. Arbitri vuri re se shoku i Taliafikos, Dushan Tadiç, ishte në një pozicion offside, dhe ishte aktiv ndaj portierit, duke e ndaluar atë të luajë ose të jetë në gjendje të kapë topin teksa lojtari shënon me kokë.”

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: