Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës në Stamboll, para finales së Europa League, Freiburg – Aston Villa, ku në fokus do të jenë një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me zhvillimin dhe administrimin e futbollit europian.
Gjatë mbledhjes do të diskutohen raportet e komiteteve të UEFA-s, zhvillimet financiare dhe projektet strategjike të organizatës, si edhe një sërë rregulloresh për kompeticionet europiane të klubeve, kombëtareve, futbollit të vajzave dhe futsallit.
Në axhendë janë përfshirë gjithashtu çështje që lidhen me licencimin dhe qëndrueshmërinë financiare të klubeve, sigurinë në stadiume si dhe aktivitetet e organizatave partnere të futbollit europian.
Gjithashtu, do të diskutohen edhe aktivitetet dhe kalendari i mbledhjeve të ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për vitin 2026.
