Një operacion spektakolar i policisë portugeze bëri të mundur arrestimin e Uros Milosevic, një futbollist serb, i cili drejtonte një furgon në autostradën A6. Në automjetin e drejtuar nga 31-vjeçari Miloseviç, u gjetën më shumë se një ton e gjysmë kokainë, me vlerë mbi 70 milionë euro, si dhe armë lufte. Kjo ishte një goditje e fortë për atë që konsiderohet “Karteli i Ballkanit”.

Milosevic jo vetëm që po transportonte një sasi të madhe kokaine, por, sipas raporteve të policisë, ai kishte edhe dy armë ushtarake në automjet që ishin gati për përdorim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe pse emri i tij nuk është shumë i njohur për publikun e gjerë të futbollit, Milosevic luajti për disa klube të njohura serbe gjatë karrierës së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: